Arben Frroku, i dënuar me burg përjetë për ekzekutimin e Komisarit të policisë, Dritan Lamaj, nuk do të ekstradohet në Shqipëri.
Frroku u arrestua në Holandë, por gjykata e Hagës ka vendosur për mosekstradimin e tij.
Më herët gjykata në Holandë që shqyrtoi çështjen kishte vendosur për ekstradimin e tij por me vendimin e sotëm, gjykata e Hagës vendosi për mosekstradimin e Frrokut.
Arben Frroku u arratis nga vendi në vitin 2015 ndërsa është arrestuar në Holandë në vitin 2016.
Ai u dënua me burg përjetë në mungesë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, 10 ditë para marrjes së vendimit.