Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet gardisti në Tiranë, në banesë gjendet pa jetë bashkëshortja


Arrestohet gardisti në banesën e tij në Tiranë pas dyshimeve se ka qëlluar mbi bashkëshorten, Ervilma Seferi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Gardisti i prangosur quhet Alket Arapaj.

Detajet e plota të policisë:

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës)

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.”

Alket Arapaj, autori i dyshuar


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *