Vendosni fjalën kyçe....

Babai i kampionit të UFC-së poston videon e të birit teksa stërvitej me arinjtë


Një video e postuar nga babai dhe trajneri i kampionit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, tregon sesi është stërvitur i biri kur ka qenë ende një fëmijë i mitur.

Bëhet fjalë për një video të xhiruar në vitin 1997, ku tregohet Khabib që ndeshet dhe bën mundje me një ari të vogël.

Por duket se kjo mënyrë stërvitjeje është traditë në Dagestan pasi të tjerë fëmijë e përdorin mundjen me arinjtë si një mënyrë stërvitjeje.

Babai i Nurmagomedov ka publikuar një tjetër video të një fëmije që bën stërvitje me një ari të vogël duke thënë se ai mund të jetë kampioni i ri i UFC-së, njësoj si i biri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *