Hoteli përfshihet nga flakët, humbin jetën 17 persona


Një zjarr masiv  në një hotel në New Delhin qëndror, Indi, ka vrarë të paktën 17 persona, raporton AFP. Mbi 30 veta u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët arritën të shuanin flakët pas disa orësh. Sipas mediave vendase zjarri ka rënë në orët e para të së martës,  ndërsa videot tregojnë çatinë e konsumuara nga flakët. Zjarri u shua pas tre orësh operacioni, me të paktën 35 persona të shpëtuar.

Mes 17 të vdekurve është edhe një fëmijë, raportojnë zyrtarët.

Një video e bërë  në vendin e ngjarjes tregon një person duke u hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar ferrit. Tragjedia vjen dy muaj pasi 6 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën gjatë një shpërthimi në një spital në Mumbai në Dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *