Templates by BIGtheme NET

Lleshaj kërkon denoncuesin, gazetarja tregon se si mbërriti video në dorën e saj

Gazetarja Anila Basha në studion e emisionit “Opinion” ka treguar historinë se si mbërriti në redaksinë e “Newsbomb” videoja e policit Berhan Bajrakurti.

Basha tha se nga një profil i quajtur Marsela Malësorja ka mbërritur një mesazh që donin të denoconin diçka.

“E dija që ishte një profil i rremë, por në momentin që mua më erdhën tre video të policit vendosa ta publikoj”, tha Basha. Gazetarja  ka thënë se denoncuesi nuk ka dashur të identifikohet, duke thënë: “Nuk dua të bëhem si rasti i Kavajës”.

Gazetarja u shpreh se personi që e bënte denoncimin  e thoshte me siguri të plotë.

Dhe unë e pyeta: Zotëri, ju e dini që mund t’ju gjej dhe ky është një kallëzim i rremë dhe ju po denonconi një oficer policie?

Unë i marr të gjitha kostot përsipër dhe do iki nga Shqipëria sepse kjo konsiderohet një gjakmarrje- është përgjigjur denoncuesi.

“Në çdo lloj rasti polici ishte që ai ishte”, tha gazetarja.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto