Ky është momenti kur një helikopter turk rrëzohet mbi Stamboll. Katër vetë humbën jetën nga rrëzimi i mjetit ushtarak.
Ushtarët u vranë kur helikopteri u rrëzua në një lagje banimi në anën aziatike të Stambollit të hënën, tha Ali Yerlikaya, guvernatori i Stambollit.
“Reuters” raporton se ambulancat nxituan në vendngjarje, ndërsa fatmirësisht nuk pati qytetarë të lënduar.
Ende nuk është zbuluar shkaku i rrëzimit.