Templates by BIGtheme NET

“Zgjohuni nga gjumi ose do përfundoni si ish-Bashkimi Sovjetik” – Soros këshillon BE-në

“Shumica e përgjumur pro-Evropës” duhet të “zgjohet” para se BE-ja të shkojë në rrugën e Bashkimit Sovjetik, paralajmëron miliarderi Xhorxh Soros, duke shtuar se partitë politike të Evropës duhet t’u japin interesave të bllokut përparësi.

Partitë politike pro BE-së duhet të grumbullojnë mbështetje përpara zgjedhjeve vendimtare të Parlamentit Europian në maj, paralajmëroi biznesmeni hungarezo-amerikan në një botim të publikuar nga “Projekti Syndicate”.

Blloku është “përgjumur në harresë” dhe së shpejti mund të ketë të njëjtin fund si Bashkimi Sovjetik, profetizoi Soros. Për të shmangur katastrofën, ai argumentoi se partitë politike të spektrit të djathtë duhet t’i rezistojnë joshjes së skepticizmit të BE-së, duke hapur gjithë kontinentin dhe “të vënë interesat e Evropës përpara vetes”.

Ai e kritikoi koalicionin qeverisës të Gjermanisë për moszbatimin e përshtatshëm të politikave të BE-së nga frika e humbjes së votave ndaj Alternativës së Djathtë për Gjermaninë (AfD), duke lavdëruar “Të Gjelbrit” si “e vetmja parti vazhdimisht pro-evropiane në vend”.

Kundërshtari i hapur i Brexit sugjeroi se nuk ishte tepër vonë për Mbretërinë e Bashkuar që të mbajë një referendum tjetër, “ose, edhe më mirë, për revokimin e njoftimit të Nenit 50 të Britanisë” – që duket se bie ndesh me afinitetin e vetëshpallur të Sorosit për demokracinë.

Në Britaninë e Madhe, miliarderi është kritikuar ashpër pasi ka paguar më shumë se 800,000 funte (1.062.000 dollarë amerikanë) për fushatat pro-BE-së, duke përfshirë 400,000 paund për “Best for Britain”, një grup fushate që ka qenë në ballë të aktivizmit anti-Brexit.

Në rastin e Italisë, Soros e këshilloi BE-në për të “zbatuar në mënyrë strikte” një marrëveshje “e cila padrejtësisht i ngarkon vendet si Italia ku emigrantët hyjnë për herë të parë në BE”. Si rezultat, fluksi masiv i migrantëve në Evropë ka transformuar Italinë, nga një vend pro BE-së në një kundërshtar të ashpër të saj.

Çuditërisht, ai nuk arriti të përmendë se ai është një kampion kryesor i politikës së migrantëve me dyer të hapura të BE-së – një politikë që është drejtpërdrejt përgjegjëse për Italinë duke u mbytur atë me azilkërkues.

Duke iu drejtuar qeverisë hungareze, që njihet si armike e tij, Soros tha se aleancat trans-evropiane duhet të tregojnë më shumë shtyllë kurrizore dhe të mos “diktohen nga interesat e ngushta të liderëve të partisë”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto