Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid mund Ajaksin me VAR, Tottenham fiton ndaj Dortmund


Kanë përfunduar dy sfidat e rradhës në fazën me eleminim direkt në Champions League mes Real Madrid dhe Ajaks dhe Tottenham dhe Borusia Dortmund.

Kështu Real Madrid ka marrë një fitore 1-2 me Ajaks me këta të fundit të cilëve i’u anulua një gol nga VAR.  Golin e parë për Real Madrid e shënoi Benzema në minutën e 60’ ndërsa për Ajaks barazoi Ziyech në të 75’. Golin e fitores për madrienët e shënoi Asensio në minutën e 87’.

Në sfidën tjetër Tottenham nuk e pati aspak të vështirë fitoren ndaj Dortmund duke marrë një fitore 3-0.

Golat për anglezët u shënuan nga Son në minutën e 47’ Vertonghen në 83 dhe Llorentë në 86’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *