Vendosni fjalën kyçe....

Bayern fiton me përmbysje, rritet presioni për Dortmund


Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore me përmbysje ndaj Augsburg në Bundesligën Gjermane.

Të parët që kaluan në avnatazh ishin vendasit me një autogol të Goretzka. Por ky avantazh i vendasve do të zgjaste vetëm disa minuta pasi bavarezët rikthyen baraspeshën me anë të Kingsley Coman.

Por edhe  Augsburg nuk do të pranonte një rezultat të tillë duke marrë sërish avantazhin me një gol të Ji Dong Wo në minutën e 21’. Por ditën e sotme Coman ishte në formë duke barazuar rezultatin. Ndërsa golin e fitores për bavarezët do ta shënonte Alaba.

Pas kësaj fitore Bayern ndodhet në kuotën e 48 pikëve duke presionuar kryesuesit e Dortmund të cilët qëndrojnë në krye të tabelës me dy pikë më shumë por një ndeshje më pak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *