Vendosni fjalën kyçe....

Cilat fluturime do anulohen sot nga greva në aeroportin e Prishtinës


Për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, 8 nga 19 fluturimet e parashikuara do anulohen.

Lajmi është dhënë nga menaxheri i planifikimit të fluturimeve, Driton Hyseni, i cili në një status në “Facebook” sqaron situatën.

Ai ka postuar gjithashtu edhe listën e fluturimeve që do anulohen ditën e sotme.

“Si rrjedhojë e rrethanave të krijuara për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror të Republikës së Kosovës ne si kompani që operojmë me Aeroportin e Prishtinës dëshirojmë të ju njoftojmë me të dhënat për trafikun e planifikuar për sot 15 Shkurt 2019:

Gjithsejt të planifikuara kemi pasur 19 arritje e 19 shkuarje, por për shkak të grevës janë anuluar 8 arritje dhe 8 shkuarje;

Aktualisht mbeten 11 arritje dhe 11 shkuarje në plan të realizohen. Kuptohet se disa nga fluturimet janë riprogramuar duke evituar kornizën kohore të grevës së paralajmëruar për sot.

Kompania Limak Kosova Int’l Airport shpreson që kjo gjendje të evitohet sa më shpejt dhe të gjitha operimet të realizohen sipas planeve sezonale të fluturimeve dhe shfrytëzuesit e aeroportit të mos kenë nevojë për anulime e riprogramime të tilla të fluturimeve, rrjedhimisht udhëtarët të udhëtojnë sipas planifikimeve të tyre.” – shkruan Hyseni në statusin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *