Templates by BIGtheme NET

Trump i dërgon letër Vuçiçit: Njohja e ndërsjellë me Kosovën normalizon marrëdhëniet

Presidenti i ShBA-së, Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Vuçiç.

Ai e uron liderin serb për Ditën e Republikës së Serbisë ndërsa i bën thirrje që të arrijë një marrëveshje me Kosovën që sipas tij duhet finalizuar me njohje të ndërsjellë.

Letra e plotë e presidentit Trump

“I nderuar zotëri president,

Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që t’ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valëvitjes së flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që dy palët mund ta konkretizojnë, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro-atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto