Vendosni fjalën kyçe....

Anxhela i bashkohet “Lalit”, bashkia shpërndan ç’i thanë njëri-tjetrit


Edhe Anxhela Peristeri i bashkohet “Lalit” për të mbjellë pemë në “pyllin orbital.”

Bashkia e Tiranës sapo ka shpërndarë njoftimin se si Peristeri jo vetëm i është bashkuar Veliajt, por edhe është fotografuar nën praninë e tij e të dy punonjëseve duke hapur gropën e pemës.

Këto janë fotot e realizuara nga fotografi përballë tyre:

Në një deklaratë prej plot 5 paragrafësh stafi i Veliajt ndër të tjera shkruan se kryebashkiaku i paskësh thënë: “Për një gocë që siç vrapon në skenë, vrapon nga liqeni, vrapon dhe sot për të mbjellë pemë, mikeshën tonë Anxhela Peristeri, kam vetëm mirënjohje dhe vetëm falënderim”.

Kurse Anxhela ia kishte kthyer:  “Të përgëzoj edhe për liqenin sepse çdo ditë unë jam këtej; gjithashtu edhe për amfiteatrin që të bëjmë koncerte të mrekullueshme aty, si ai që bëra në Tiranë ta bëj edhe këtu”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *