Templates by BIGtheme NET

Partizani thyhet nga penalltia në Laç

Partizani është thyer në fushën e Laçit pas 8 javëve dominimi në Superiore ku nuk merrte një rezultat negativ.

Kurbinasit fituan me shifrat 1-0, falë një penalltie shumë të kontestuar, dhe i shkaktuan humbjen e parë të kuqve pas 8 ndeshjesh, e fundit në javën e 14-të në Vlorë ndaj Flamurtarit.

Gjithçka u zhbllokua që në minutën e 11-të, nga Ndriçim Shtubina, pasi kryesori Kola akordoi penallti për një faull ndaj Elvi Berishës. Të kuqtë protestojnë për faktin se pretendojnë se momenti i faullit ishte jashtë zone.

Edhe në të dytën, Laçi menaxhon avantazhin, ndërsa Gega provon me Dukën, Koten dhe Hebajn, por pa rezultat, të paktën edhe për të barazuar. Deri në fund, Partizani bëri shumë pak, dhe Laçi doli me 3 pikë. Kështu, “demat” mbeten në vendin e parë, me 46 pikë, ndërsa Laçi ngjitet i katërti, me 34 pikë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto