Templates by BIGtheme NET

Thaçi: Taksa do pezullohet, marrëveshja me Serbinë mund të arrihet në fund të vitit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke bërë bilancin në këtë 11-vjetor të Pavarësisë së Kosovës dthotë se në fund të këtij viti beson që do të jetë arritur marrëveshja historike me Serbinë.

Në një intervistë për Top Channel, Thaçi u shpreh se taksa e vendosur ndaj Serbisë duhet të pezullohet.

“Nuk ka çmim që do të mund të cenojë partneritetin e popullit të Kosovës me SHBA. Mund të jetë cenim i qeverisë amerikane në raport me ndonjë politikë të gabuar të qeverisë së Kosovës”-deklaroi Thaçi.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto