Vendosni fjalën kyçe....

Si “po e hanë” policët në Francë, për gabimet e eprorëve


“Autoritetet franceze po i shfrytëzojnë plotësisht punonjësit e policisë duke i detyruar ata të punojnë jashtë orarit mes protestave të pafundme të “Jelekëve të Verdhë”, duke i bërë ata “koka turku” për të mbuluar gabimet e superiorëve të tyre”, tha shefi i unionit policor për RT.

Policia është “e rraskapitur” pasi Franca vazhdon të dëshmojë atë që është përshkruar si një nga trazirat më të këqija civile në dekada – vala e protestave të “Jelekëve të Verdhë”.

Alexandre Langlois, sekretari i përgjithshëm i unionit policor (VIGI), tha në një intervistë me “RT France”, se qeveria ka detyruar policinë të punojë jashtë orarit në një përpjekje për të frenuar trazirat, por duke injoruar pasojat që kjo mund të sjellë.

“Po shtrydhen policët”

“I gjithë mekanizmi i policisë është rraskapitur, po prishet,” tha Langlois, duke shtuar se kushtet që oficerët janë të detyruar të punojnë janë “çnjerëzore”.

“Nuk mund ta kuptoj se si mund ta përballojnë kolegët e mi,” tha ai. Zyrtarët e lartë të policisë e kanë bërë situatën më të keqe pasi kanë futur rregulla të reja që ua ndalojnë oficerëve të lënë detyrat e tyre.

“Autoritetet vazhdojnë të thonë se ata mund t’i “shtrydhin oficerët deri në pikën e fundit”, tha shefi i unionit të policisë, duke shtuar se policët tanimë gjenden mes dy zjarreve.

 Oficerët duhet të punojnë pavarësisht nga lodhja për të “garantuar sigurinë në protesta”, por çdo gabim që ata bëjnë do të fajësohen me “sjelljen e tyre të papërgjegjshme” dhe jo të vlerësohen për lodhjen, tha ai.

Langlois gjithashtu fajësoi menaxhimin dhe vendimmarrjen e dobët nga zyrtarët e lartë të policisë dhe autoritetet për rastet e dhunës policore.

“Kishte kaq shumë raste të përdorimit të pahijshëm të forcës”, përpara se autoritetet më në fund të kuptonin se ata nuk mund të “përdorin armët rastësisht”, tha kreu i unionit.

“Mbulimi i keqmenaxhimit”

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare (IGPN) tani po shqyrton 140 raste të përdorimit të forcës nga ana e policisë gjatë demonstratave të “Jelekëve të Verdhë”, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Brendshme të Francës, Laurent Nunez.

Ai shtoi se “në shumicën e rasteve” veprimet e policisë ishin “proporcionale” me dhunën e protestuesve.

Langlois është skeptik rreth rezultatit të mundshëm të hetimeve të tilla dhe i përshkruan ato si një nga metodat, që po mbulon gabimet e fajtorëve të vërtetë që qëndrojnë në zyrat kryesore.

Edhe nëse hetuesit do ia dalin me investigimin, vetëm “kolegët tanë në terren … do të ndëshkohen, ndërkohë që nuk do të ketë pasoja për hierarkinë më të lartë deri tek ministri … i cili ishte në të vërtetë ai që lejoi të ndodhte kjo situatë katastrofike”.

Rritja e ankthit

Tensionet mes policisë dhe  “Jelekëve të Verdhë” duket se po shtohen. Shumë demonstrues kanë pësuar lëndime të tmerrshme, duke humbur sytë dhe gjymtyrët.

Pas protestave të javës së kaluar, Ministria e Brendshme njoftoi se 1,300 policë dhe mbi 2,000 demonstrues pësuan trauma të ndryshme. Megjithatë, shumë media franceze spekulojnë se numri i vërtetë i civilëve të lënduar mund të jetë disa herë më i lartë.

Sipas Langois, trazirat e vazhdueshme kanë çuar në një situatë ku policia gradualisht po humb kontaktin me njerëzit, duke u shndërruar në shërbëtorë të shtetit. Sipas tij, kodi i ri i policisë duket se ka ndryshuar një parim të madh.

“Më parë ne ishim kampionë të lirive personale, nën kodin e ri, ne u bëmë thjesht kujdestarë të ligjeve. Fatkeqësisht … një ligj mund ta bëjë diçka legale, edhe pse nuk është gjithmonë legjitime.”

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *