Situata politike në Shqipëri dhe protestat nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së medieve botërore drejt vendit tonë.
Në mënyrë të veçantë mediat italiane prej ditësh kanë sjellë gazetarët e tyre në Tiranë, për të raportuar në lidhje me situatën në vend.
Rai1 nëpërmjet një kronike ka pasqyruar gjendjen në vend duke pyetur qytetarë madje edhe Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Por jashtë kronikës televizioni Italian nuk ka lënë as Kryeministrin i cili flet për protestën e opozitës ditën e nesërme përpara kuvendit duke deklauar se opozita ka një skenar për djegien e parlamentit ditën e nesërme.