Templates by BIGtheme NET

RAI 1 kronikë për krizën politike, Rama: Opozita do djegë parlamentin nesër (Video)

 

Situata politike në Shqipëri dhe protestat nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së medieve botërore drejt vendit tonë.

Në mënyrë të veçantë mediat italiane prej ditësh kanë sjellë gazetarët e tyre në Tiranë, për të raportuar në lidhje me situatën në vend.

Rai1 nëpërmjet një kronike ka pasqyruar gjendjen  në vend duke pyetur qytetarë madje edhe Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Por jashtë kronikës televizioni Italian nuk ka lënë as Kryeministrin i cili flet për protestën e opozitës ditën e nesërme përpara kuvendit duke deklauar se opozita ka një skenar për djegien e parlamentit ditën e nesërme.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*