Vendosni fjalën kyçe....

Basha merr guximin dhe këndon live himnin (VIDEO)


 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ka dorëzuar mandatet dhe është rikthyer në selinë blu, ka marrë mikrofonin në dorë dhe ka nisur të këndojë himnin e flamurit. Me të dorëzuar mandatet, Basha dhe Kryemadhi u shoqëruan nga protestuesit drejt selisë blu. Në mbyllje të protestës, kryedemokrati tha se Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe ky është mesazhi i popullit.

“Shqipëria do jetë e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan ti japin fund padrejtësië. Duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. Duan t’i japin fund parlamentit të krimit.

Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.
Shqipëria do ketë një të ardhme, ky është mesazhi i gjithë popullit. Bëhuni gati anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë fitore”, janë fjalët e Bashës, i cili më pas e mbylli protestën duke kënduar himnin kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *