Templates by BIGtheme NET

Intervista për RaiNews – Kryemadhi tregon se çfarë mendon Meta për djegien e mandateve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dhënë një intervistë për “RaiNews”, ku flet për djegien e mandateve nga deputetët e opozitës.

Kjo intervistë vjen pas publikimit të investigimit nga “Rai 2” (lexo këtu), që hedh dritë mbi trafikimin e drogës në Shqipëri dhe përdorimin e parave që përfitohen nga ky aktivitet për blerjen e votave në zgjedhje.

Gazetarja e ka pyetur Kryemadhin se çfarë mendon presidenti për djegien e mandateve nga opozita.

Sipas Kryemadhit, presidenti Meta e konsideron agresiv qëndrimin e opozitës për djegien e mandateve.

INTERVISTA

Ka nisur një krizë politike në Shqipëri pas dorëheqjes masive të deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë rënien e qeverisë që akuzohet për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe kërkohen zgjedhje të reja.

Korespondentja jonë në Tiranë, Laura Tangherlini, ka intervistuar njërën prej deputeteve të opozitës, e cila ka një pozicionim të veçantë, sepse është edhe gruaja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vetëm rënia e kësaj qeverie që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të mund të sjellë stabilitet në Europë  dhe në rajon.

Kryeministri Rama ama ka deklaruar se ai do të vazhdojë të qeverisë, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe se Parlamenti do të vazhdojë punën e tij…

Kryemadhi: Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem. Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës.

Konkretisht, le ta zëmë se të enjten e radhës mazhoranca vendos të kthehet në Parlament dhe të vazhdojë punën. Ju çfarë do të bëni? Do t’ia lejoni?

Kryemadhi: Protesta jonë do të vazhdojë. E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do t’i mbrojmë dhe nuk do t’i lëmë të provokohen nga forca të tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë. Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar dhe kjo axhendë do të shkojë para për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, në një vend demokratik që synon të anëtarësohet në Europë përmes demokracisë.

Ju jeni edhe gruaja e Presidentit të Republikës. Jam kurioze, sepse është një gjë e veçantë. Si ka ndikuar kjo gjendje e politikës në familjen tuaj?

Kryemadhi: Është shumë e vështirë, sepse ne jemi dy persona komplet të ndryshëm nga ana e karakterit, por gjithsesi  në familje kemi gjithsecili rolin e tij. Unë jam nëna që kujdeset për fëmijët dhe ai është babai i shtëpisë, sigurisht ai mendon se aktiviteti ynë është pak i çuditshëm, pak si tepër agresiv nga pikëpamja e vendimeve që marrin (djegia e mandateve), por kjo është e vetmja mënyrë që ne të ndezim shpresën te populli se diçka po ndryshon në Shqipëri.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Rai News

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*