Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë kanë italianët me Edi Ramën?


Ditët e fundit, që pas nisjes së protestave të opozitës dhe lajmërimit për dorëzimin e mandateve, është vënë re një prani e shtuar e kronikave të medieve italiane për Shqipërinë.

Janë të paktën 3 kronika dhe 2 shkrime, (për të  cilat Hashtag.al ka raportuar) që sjellin në mënyrë të përmbledhur thelbin e problemeve në vend, thënë ndryshe “vënë gishtin në plagë”, nëpërmjet fakteve dhe pyetjeve.

Nëpërmjet pyetjeve naive në dukje, por krejt koherente, gazetari i “Corriere della Sera” e pyet kryeministrin Rama lidhur me situatën, dorëheqjen dhe pse nuk ka zgjidhur ndonjë problem këto vite pushteti.

“Il Messagiero” ia thotë Ramën përballë që të krahasojnë edhe me Maduron e Venezuelës, ndërsa dy kronikat e tjera, “Rai1” dhe “Rai2” arrijnë që të japin në pak sekonda thelbin e shqetësimeve të opozitës, kurse “RaiNews” e bën Ramën të pranojë shitblerjen e votave. 

Vulën e vë pikërisht kronika e “Rai2”, në të cilën gazetari italian gjen një trafikant droge dhe e interviston duke zbuluar mënyrën se si bëhet trafiku.

Intensifikimi i intervistave dhe raportimeve të “Corriere della Sera”, “Rai1”, “Il Messaggero” dhe “Rai2”, “RaiNews” ka tre-katër fjalë kyçe kryesore: droga, armët, blerja e votave dhe dorëheqja e Ramës.

Po pse italianët janë kaq të interesuar për çfarë ndodh me drogën në Shqipëri? Pse mediet italiane nuk janë mjaftuar vetëm me intervista sipërfaqësore apo sinkrone politikanësh por kanë gjetur edhe fakte në terren lidhur me drogën?

Po të shihet me kujdes intervista me atë që vetëdeklarohet si trafikant droge, identiteti i të cilit është fshehur, ka një citim interesant. “Kjo drogë do të vijë te ju”, thotë trafikanti shqiptar.

Italia, në fakt, është një nga shtetet ku numri i trafikantëve shqiptarë kapur në aksion kryeson. Me tonelata droge janë kapur në brigjet matanë Adriatikut.

A është ky shqetësimi kryesor i italianëve, droga që do shkojë te ta?/Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *