Vendosni fjalën kyçe....

Seanca e orës 17:00, opozita e bashkuar protestë para parlamentit


Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë organizuar strukturat dhe kanë bërë thirrje për protestë sot para Kuvendit në orën 16:30.

Ky vendim vjen pas vendimit të shumicës për seancë plenare ditën e sotme në orën 17:00, për të zëvendësuar seancën e së enjtes së shkuar që nuk u zhvillua për shkak të protestës së opozitës.

Opozita e bashkuar pritet të mblidhet para parlamentit për të pamundësuar zhvillimin e seancës plenare.

PD dhe LSI u kanë kërkua qytetarëve që të mblidhen të shumtë në numër ditën e sotme ndërsa kanë mobilizuar strukturat e tyre në kryeqytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *