Vendosni fjalën kyçe....

Opozita merr vendimin për protestën e nesërme

Opozita e bashkuar ka vendosur të mos e zhvillojë protestën e parashikuar për ditën e nesërme para Kuvendit.

Shkak për këtë është bërë moszhvillimi i seancës plenare në parlament, duke qenë se seanca e ardhshme do zhvillohet në datën 4 mars.

Sipas opozitës së bashkuar, protestat para parlamentit do zhvillohen sa herë që të ketë seancë plenare ndërsa protesta e madhe do jetë në datën 16 mars.

Mbrëmjen e djeshme qytetarët protestuan para parlamentit, pas njoftimit të befasishëm për zhvillimin e seancës plenare.

Ata protestuan për më shumë se 3 orë ndërsa pati edh e përplasje mes qytetarve dhe policisë. Kjo e fundit përdori gaz për shpërndarjen e protestuesve ndërsa ditën e sotme ka proceduar penalisht 8 prej tyre. Deputetët socialistë brenda sallës miratuan disa ligje ndërkohë që jashtë saj protestohej.

Në fjalën e tij krerët e opozitës, Basha e Kryemadhi, deklaruan se nuk ka më kthim mbrapa dhe se vetëm dorëheqja e Edi Ramës dhe zgjedhjet e lira e të ndershme do i japin fund krizës në vend.