Templates by BIGtheme NET

Pesë eurodeputetët që vizitojnë Shqipërinë janë të Soros

Pesë nga shtatë eurodoeputetët që janë duke zhvilluar vizitë në Shqipëri ditën e sotme me qeverinë dhe opozitën janë pjesë e strukturave të fondacionit “Soros”.

Denoncimin e ka bërë Avokati Altin Goxhaj i cili citon një dokument të bërë publik nga Wikileaks dhe DCLeaks.

“Dokument sekret i zbuluar në Gusht 2016, jepet lista e Soros me 226 eurodeputetët e Parlamentit Europian ku dalin edhe emrat e 5 eurodeputetëve të delegacionit me 7 vetë që kanë ardh të na zgjidhin krizën!
Siç del nga dokumenti 5 eurodeputetët Knut Fleckenstein (Germany – i majtë), Cristian Preda (Romania – i majtë), Juan Fernando Lopez Aguilar (Spain – i majtë), Ilhan Kyuchyuk (Bulgaria – i majtë) dhe Tamas Meszerics (Hungary – i majtë) janë në Listën e Soros”- shkruan Goxhaj.

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto