Templates by BIGtheme NET

“Kush dëmton demokracinë në Shqipëri do marrë dënimin që meriton” – Paralajmërimi i Taulant Ballës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Balla, ka deklaruar se opozita nuk do i shpëtojë përballjes me drejtësinë pavarësisht skenareve të saj.

Ai e bëri deklaratën e mësipërme gjatë një takimi me socialistët e Beratit, Kuçovës, Poliçanit dhe Urës Vajgurore.

“Mos guxoni të bllokoni rrugën evropiane. Nuk do i shpëtoni përballjes me drejtësinë. Kush guxon të godasë institucionet, të dëmtojë demokracinë në Shqipëri do marrë dënimin që meriton.” – tha Balla.

Gjatë fjalës së tij, Balla, tha se kishte besim të plotë se Partia Socialiaste do i fitonte zgjedhjet lokale të qershorit.

“Ne nuk kemi në plan të tërhiqemi. Nuk kemi në plan të ndajmë përsëri qeverinë me Lulin për shkak se ai nuk i fiton dot zgjedhjet. Ata duan të përballen me PS-në por pa Edi Ramën. Kjo s’ka kuptim. Ne do jemi në qeveri edhe pas vitit 2021 kurse Luli do jetë në Holandë.

Partia Socialiste kundërshtarin më të madh gjithmonë ka vetveten dhe opozitë nuk kemi ata, opozita jonë janë hallet e njerëzve. Duhet të bëjmë gjithçka e sa të mundemi me çfarë kemi mundësi t’u përgjigjemi halleve të njerëzve.” – theksoi Basha.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto