Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi: Duhet ndryshuar Kushtetuta për bashkimin e Preshevës


Hashim Thaçi foli prerazi në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë dhe bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

I cituar nga mediat vendase, Presidenti e bëri të qartë se ky është vizioni i tij dhe se do të punojë në këtë drejtim deri dhe për ndryshimin e dokumentit themeltar të vendit.

“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës”, është shprehur Thaçi.

Si për të justifikuar këtë veprim, Thaçi shtoi se gjatë kohës që ishte kryeministër, Kushtetuta është ndryshuar 4 herë. Ai sërish i mëshoi idesë se nuk do të lejojë diskutime për shkëmbime territoresh apo ndarje të Kosovës, por kjo nuk e bind kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

“Thaçi as të mos e çojë nëpër mend se mund ta mashtrojë Kosovën me idenë e një korrigjimi të lehtë të kufirit me Serbinë”, paralajmëroi Haradinaj.

“Shënjimi i kufirit është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ynë ekziston, policia jonë e patrullon. Pra, nuk ka korrigjim e në emër të tij të mos na e luajnë lojën siç e luajtën me Malin e Zi”, ka shtuar kreu i qeverisë në Kosovë.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet