Vendosni fjalën kyçe....

Anjeza Shahini bëhet nënë, publikon foton e parë të vajzës


Anjeza Shahinin “8 Marsi” e ka gjetur për herë të parë nënë të një fëmije. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Anjeza ndau me fansat lajmin e bukur se ishte bërë nëna e një vajze, ndërsa zbulon dhe emrin e saj.

“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connoll. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”, shkruan Anjeza krahas një fotoje, ku shfaqet vogëlushja në sediljen e pasme të makinës. Por mami Anjeza është kujdesur që t’ja fshehë fytyrën, përmes një mbishkrimi “Mirëmëngjes botë!”.

Kujtojmë se kengetarja shqiptare jeton në Britani që pas martesës së saj me diplomatin Paul Connolly në vitin 2015. Ceremonia e martesës së tyre u zhvillua në një kështjellë në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *