Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentet tragjike, Kina dhe Etiopia ndalojnë fluturimin e avionëve “Boeing 737”


Linja ajrore etiopiane ka njoftuar se do të ndalojë përkohësisht operimin e avionëve “Boeing 737 MAX 8” si një “masë paraprake sigurie”, pas përplasjes që vrau të gjithë 157 persona.

Ky vendim vjen pak orë pasi Kina bëri të njëjtën gjë me avionët e këtij lloji nmë flotën e saj ajrore.

“Megjithëse akoma nuk e dimë shkakun e aksidentit, ne duhej të merrnim këtë vendim për ndalimin e fluturimit të këtyre avionëve si masë paraprake sigurie”, njoftoi kompania ajrore.

Grupi ” Ethiopian Airlines” ka katër aeroplanë “737 MAX” të mbetur në flotën e saj ndërsa ka porositur një sasi prej 25 avionësh të tjerë Boeing.

Vendimi për të ndaluar fluturimin e mjeteve në fjalë do vijojë deri në një urdhër të dytë dhe vjen pas rrëzimit të avionit që shkaktoi tragjedinë e rëndë.

I shqetësuar nga ngjashmëritë mes dy incidenteve fatale që përfshinin avionin kryesor të Boeing gjatë ngritjes nga toka, “Administrata e Aviacionit Civil të Kinës” vendosi gjithashtu një ndalim të përkohshëm të fluturimeve të këtij avioni.

Para tragjedisë të së dielës, një avion thuajse i ri që i përkiste linjës ajrore indoneziane “Lion Air” u rrëzua në detin Java, duke vrarë 189 personat në bord. Shkaku i dy aksidenteve është ende nën hetim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *