Vendosni fjalën kyçe....

Dy sfida për Champions League, formacionet me të cilat përballen ekipet


Janë konfirmuar formacionet e Juventusit dhe Atletikos së Madridit, që në orën 21:00 do të luajnë ndeshjen e kthimit që vlen një biletë në çerekfinalen e Champions League, me madrilenët që kanë fituar sfidën e parë 2-0.

Alegri ka vendosur të lërë sëish në stol Dibalën, teksa i ka besuar një fanellë titullari Bernardeskit, që bashkë me Ronaldon e Manxukiç do të formojë treshen sulmuese, teksa vendin e Aleks Sandros të skualifikuar e ka zënë Spinacola.

Simeone është u detyruar të bëjë pa Diego Kostën e skualifikuar, ndaj i ka besuar fanellën e titullarit Alvaro Moratës. Lajmi i mirë për spanjollët është rikuperimi i Diego Godit, që zë vendin e tij në qendër tëv mbrojtjes.

Juventus: Shezni, Kanselo, Bonuçi, Kielini, Spinacola, Pjaniç, Matuidi, Emre Can, Bernardeski, Ronaldo, Mandzukiç.
Trajner: Alegri

Atletiko Madrid: Oblak, Arias, Gimenez, Godin, Huanfran, Rodrigo, Saul, Koke, Lemar, Grizman, Morata

Mançester Siti ka triumfuar ndeshjen e parë në Gjermani me shifrat 3-2, ndërsa në takimin e kthimit në shtëpi duhet të menaxhojë rezultatin e ndeshjes së parë, ndonëse Shalke ka premtuar luftë në sfidën e dytë.

Guardiola ka rreshtuar njëmbëdhjetë më të mirët dhe synon fitoren e radhës duke u besuar edhe njëherë treshes Stërling, Sane dhe Aguerro.

Nga ana tjetër, trajneri Tedesko, do të synojë një mrekulli frymëzuar nga Junajtid dhe Ajaksi që u kualifikuan në transfertë, por gjithsesi situata është delikate.

Mançester Siti: Ederson; Valker, Laporte, Zinçenko, Danilo; Bernardo Silva, Gundogan, David Silva; Sterling, Sane, Aguero.
Trajner: Guardiola

Shalke: Fahrman; Stambuli, Salif Sane, Bruma; MekKeni, Bentaleb, Serdar, Konoplianka, Ocipka; Embolo, Burgstaller.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *