Templates by BIGtheme NET

Ivanov nuk dekreton ligjet me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, ka refuzuar të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ligjet të cilat Inavov ka refuzuar të dekretojë, kanë lidhje me ekonominë, marrëveshje për bashkëpunim mes shteteve, marrëveshje për shërbimet e sigurisë, për shërbime në armatë, ligjin për komunikime elektronike, për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik e të tjera.

Ligjet këto të miratuara pas 11 janarit, kur ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut ishin miratuar.

Ivanov, ligjet nuk i dekretoi me arsyetimin se “gjatë ushtrimit të funksionit, gjithmonë ka vepruar në bazë të betimit të dhënë se do të mbrojë Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Maqedonisë”.

Kreu i shtetit nuk i ka dekretuar as ligjet që ishin miratuar me dy të tretat e votave, që kryesisht kanë të bëjë me reformat në gjyqësor, e që konsiderohen si kyçe për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se Ivanov e ka kundërshtuar Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit, të arritur më 17 qershor, 2018, duke thënë se ajo nuk është në interesa të shtetit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto