Templates by BIGtheme NET

Mogherini: Marrëveshja Serbi-Kosovë duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini këtë të martë ka deklaruar nga New York-u, se rifillimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm për të hequr taksën.

Ajo shtoi se marrëveshja përfundimtare duhet të marrë patjetër dhe mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Siç e dini, unë personalisht e lehtësoj dialogun. Por, dialogu nuk më përket mua, Bashkimi Evropian apo ndonjë prej nesh rreth kësaj tryeze, ajo i takon dy palëve në dialog. U takon atyre të arrijnë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme dhe e përshtatshme për të dyja palët. Në të njëjtën kohë, një marrëveshje përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Mogherini,e cila shtoi se është e gatshme të intensifikojë bisedimet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Kujtojmë se dialogu mes dy vendeve është ndërprerë, pasi Serbia nuk pranon të ulet në tryezë pa hequr taksën e vendosur nga Kosova ndaj mallrave serbe.

Mogherini bie dakord me Serbinë në këtë piukë, duke kërkuar heqjen e taksës.

 “Për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë është e nevojshme heqja e taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën ditë kur taksa të tërhiqet taksa, unë do të thërrasë një takim të ri në kuadër të dialogut për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që ka për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “, ka shtuar Mogherini.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po kundërshton heqjen e saj derisa Serbia të njohë Kosovën.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto