Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë tek stadiumin “Dinamo”, ndërsa nga të dhënat e para raportohet për një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht theksohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve. Sipas të dhënave të para, i plagosur ka mbetur një shtetas rreth 30-vjeç dhe për pasojë ka marrë plagë në këmbë.