Templates by BIGtheme NET

Hidhet shorti i Champions, favoritët sfida të kalueshme

Është hedhur shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Një short aspak i lehtë për dy ekipet angleze Totenhem dhe Mançester Siti që do të ndeshen më njëri-tjetrin.

Ajaksi që eliminoi Realin e Madridit do ketë përballë Juventusin, në një sfidë tejet delikate për të dy ekipet dhe ku në letër favoritë janë torinezët.

Ekipi i Solksjaer, Mançester Junajtid do të ketë përballë Barcelonën ku forma e mirë e javëve të fundit mund të mos mjaftojë për të hequr qafe katalanasit.

Kurse të besuarit e Klop, ekipi i Liverpulit do të përballet me Porton në ndeshjen çerekfinale. Ndeshjet e vajtjes do luhen në datat 9 e 10 prill kurse të kthimit më 16 dhe 17 prill.

Ndërkohë që finalja e madhe e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë në nivel klubesh luhet në datën 1 qershor në Madrid, në stadiumin e Atletikos.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto