Templates by BIGtheme NET

Jorida Tabaku: Rama uli me VKM mbështetjen për bujqësinë, fermerë protestoni me 16 mars

Në ditën kur kryeministri Edi Rama foli për Bujqësinë me studentët eUBT-së e madje premtoi ndërtimin e fermës së parë didaktike, ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka akuzuar Ramën se dje ka ulur fondet për mbështetjen e bujqësisë me VKM.

“Bujqesia ne diten me te keqe!

Dje me VKM qeveria uli fondet per mbeshtetjen ndaj Bujqesise ne nivelin me te ulet te 30 viteve te fundit. Askush nuk dha llogari se perse ky vendim uli ne 3,5 milione Euro shumen qe buxheti i shtetit do te kete tanime.

Kjo ulje vazhdon te demtoje bujqesine dhe eshte anormale. Pervec abuzimeve me shperndarjen e subvencioneve, pervec faktit qe asgje nuk shkon sot te fermeret individuale.

Sot, 50% perqind te popullsise qe jeton me bujqesine dhe qe mbajne 20% te PBB i hiqet cdo mbeshtetje me fonde publike.
Ky ndryshim i shpejte dhe i pajustifikuar vjen nen panikun e mbajtjes se PPP-ve, mungesa e te ardhurave ne buxhet ku vetem ne Janar te ardhurat jane 3,5 perq me pak se plani detyrojne qeverine te ule mbeshtetjen per fermerin.”, shkruan Tabaku.

Ish-deputetja demokrate ka prezantuar dhe planin që Partia Demokratike ka për sektorin e Bujqësisë. Sipas Tabakut, 150 milionë euro do të shkojnë direkt si mbështetje për fermerin shqiptar. Ajo u bën thirrje të gjithë fermerëve që të dalin të protestojnë më 16 mars.

“Partia Demokratike ka nje plan per Bujqesine ku 150 milione euro do shkojne ne mbeshtetje direkte per fermerin, mbeshtetje per prodhimim, per punesimin e investime ne infrastrukture. Nuk mundet Shqiperia e bekuara e zotit, me njerez te ndershem e punetore te marre produktet bujqesore nga vendet fqinje!

Me 16 Mars fermeret do protestojne qe produktet e tyre te mos hidhen me rrugeve”, shkruan Tabaku.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto