Templates by BIGtheme NET

Kush është Brenton Tarrant? Çfarë dimë për terroristin e Zelandës së Re

Dyzet e nëntë veta u qëlluan brutalisht në dy xhami në Zelandën e Re.  Besimtarët u qëlluan pa dallim, nga katër persona të armatosur në vendet e adhurimit në Christchurch.

Një nga personat e armatosur besohet të jetë Brenton Tarrant, ai që publikoi live pamjet e masakrës në “Facebook”.

Por çfarë dimë për 28-vjeçarin australian, i cili e përshkroi veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë që vendosi të mbante një qëndrim”?

Tarrant kishte punuar më parë si trajner personal në Australi, ABC News. Ai e përshkruan veten në një manifest të publikuar në rrjetet sociale si ‘një njeri i zakonshëm i bardhë’.

Manifesti që Tarrant publikoi në rrjetet sociale

Dokumenti vazhdon: “Lindur në Australi në një klasë punëtore, familje me të ardhura të ulëta.

Prindërit e mi janë me origjinë skoceze, irlandeze dhe angleze. Unë kisha një fëmijëri të rregullt, pa ndonjë çështje të madhe.

Kam pasur pak interes në arsim gjatë shkollimit tim, duke marrë me vështirësi një notë kaluese.

Unë jam vetëm një burrë i rregullt i bardhë, nga një familje e rregullt, i cili vendosi të mbajë një qëndrim për të siguruar një të ardhme për popullin tim”.

Në artikullin e titulluar “Zëvendësimi i Madh” prej 74 faqesh që ai postoi në internet para vrasjes, Tarrant thotë se dëshiron të nxisë dhunën dhe të frikësojë drejtpërdrejt imigrantët për t’u larguar nga vendet perëndimore.

Ai madje përmend edhe luftën në Kosovë, për të cilën akuzon SHBA-në se mbajti qëndrimin e  gabuar.

“Ky konflikt mbi ndryshimin e Amandamentit të Dytë të Kushtetutës së ShBA-ve dhe tentativa për heqjen e pronësisë së armëve të zjarrit do të rezultonte në një luftë civile që përfundimisht do ta ballkanizonte SHBA-në në sferat politike, kulturore dhe, më e rëndësishmja, në çështjen racore. Kjo jo vetëm që do të rezultonte në ndarjen racore të njerëzve brenda SHBA-ve për të siguruar të ardhmen e njerëzve të bardhë në Amerikën e Veriut, por do të zvogëlonte aftësinë e SHBA-ve për të ndërhyrë në vende të huaja dhe në këtë mënyrë do të siguronte që të mos ndodhte kurrë e njëjta gjë sikurse përfshirja e SHBA-ve në Kosovë (ku Forcat e SHBA-ve/NATO-s luftuan përkrah myslimanëve dhe masakruan të krishterët evropianë që përpiqen t’i largojnë këta pushtues islamikë nga Evropa).”– shkruhet në dokument.

 

Në armët e tij të sulmit, Tarrant kishte shkruar emrat e personazheve historikë të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht turqve.

Një ndër këta emra edhe ‘Skanderbeg’, heroi ynë kombëtar. Besohet se ai i referohet Gjergj Kastriotit pasi shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Evropë.

Në manifestin e tij, Tarrant përmend dhe presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Ai shkruan është mbështetës i Trump “si një simbol i identitetit të të bardhëve dhe qëllimit të përbashkët”, por jo “si lider dhe politikan. Zot i dashur, JO.”

Pse sulmoi xhamitë në Zelandën e Re?

Tarrant tha se Zelanda e Re nuk ishte zgjedhja origjinale e tij për një sulm, duke shtuar se ai vetëm erdhi në vend përkohësisht për të planifikuar sulmet dhe për t’u trajnuar.

Në planifikimin e tij për sulmin, ai shkroi: “Unë fillova të planifikoj një sulm rreth dy vjet më parë dhe një sulm në Christchurch tre muaj më parë”.

Arkivi i një faqeje në Facebook që mendohej se i përkiste Tarrantit, përmbante dhjetëra poste në javën e fundit rreth multikulturalizmit në Evropë, disa prej të cilëve i referoheshin drejtpërsëdrejti Mbretërisë së Bashkuar.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e “Mirror”/ Përshtati në shqip Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto