Templates by BIGtheme NET

Makina bie në kanal, humb jetën 17-vjeçarja në Borsh

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Borsh pasditen e sotme ku si pasojë ka humbur jetën një 17-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Analuzia Duro, 17-vjeç, që ishte pasagjere në mjetin tip “Audi”, që drejtohet nga 19-vjeçari me iniciale R.Dh.

Sipas policisë, mjeti ka rënë në një kanal kullues, ku si pasojë ka humbur jetën 17-vjeçarja, ndërsa drejtuesi është shoqëruar në polici.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.
Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto