Templates by BIGtheme NET

Rama pritet me protesta dhe në Berat: Dorëzohu! (VIDEO)

Mesa duket kryeministri Edi Rama do të përballet me protesta në çdo dalje jashtë Tiranës.

Në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’  Rama ka vizituar sot qytetin e Beratit. Sikurse ndodhi në Fier, qytetarët e Beratit e kanë pritur kryeministrin me protesta.

Protestuesit ndodhen në lagjen “Kombinat”, që ndodhet në pjesën hyrëse të qytetit.

Ata e kanë pritur kryeministrin me pankartat “Rama dorëzohu”, “Rama ik”.

Sikurse ndodhi fundjavën e kaluar në Fier, forca policie janë angazhuar për të mbajtur protestën nën kontroll.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto