Dyzet persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në dy xhami në Christchurch, Zelandë e Re.
“BBC” shkruan se raporti i parë për sulm erdhi nga xhamia e Al Nur, e vendosur në qendër të Christchurch. Dëshmitarët thanë për mediat lokale se kishin vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre dhe se kishin parë njerëz të gjakosur të shtrirë përtokë jashtë ndërtesës.
Një xhami e dytë në periferi të Linwood u evakuua, por pak detaje nga ajo.
Autoritetet këshilluan që të gjitha xhamitë në qytet të mbyllen deri në një njoftim tjetër. Policia e armatosur është parë gjithashtu në Papanui High School në Christchurch, e cila ishte e rrethuar.
Katër persona- tre burra dhe një grua – po mbahen në paraburgim në lidhje me të shtënat.
Kryeministri i Zelandës së Re Jacnda Ardern, e ka quajtur ditën e djeshme si një nga ditët më të errëta të Zelandës së Re.
“Një akt i pashembullt dhune. Është një ndër ditët më të errëta të Zelandës së Re. Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave por është një ngjarje e tmerrshme”– ka thënë ai.
Të gjitha shkollat në Christchurchjanë mbyllur deri në një njoftim të dytë, dhe prindërve u është kërkuar të mbledhnin fëmijët e tyre.
Sipas Associate Pres myslimanët përfaqësojnë 1,1% të popullsisë në Zelandës e Re./Hashtag.al