Vendosni fjalën kyçe....

Disa protestues tentojnë të hyjnë në Kuvend, policia përdor gaz lotsjellës (FOTO)


Protesta u zhvendos nga Kryeministria te Parlamenti në marshimin e tretë të protestuesve. Por duket se ka nisur një përplasje mes tyre dhe policisë.

Disa protestues kanë thyer gardhin dhe kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, ndërsa policia nga ana tjetër ka përdorur gaz lotsjellës kundër tyre.

E gjitha ka ndodhur në një kohë shumë të shkurtër. Sheshi para Kuvendit është boshatisur dhe disa protestues kanë përdorur rrobat e trupit për t’u mbrojtur nga efektet e gazit.

Vetëm disa prej protestuesve janë të pajisur me maska.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *