Templates by BIGtheme NET

Sot protesta te Kryeministria, policia e pregatitur me kamera, autoblinda, snajpera

Sot do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës përballë kryeministrisë. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00 para selisë së kryeministrisë, ndërsa qytetarë nga e gjithë Shqipëria, janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës.

Ndërkohë policia ka marrë masat për të mbajtur protestën nën kontroll. Mësohet se rreth 1600 efektivë do të jenë sot të angazhuar në protestën e thirrur nga opozita.

Policia ka rrethuar të gjithë godinën e Kryeministrisë me rrjeta teli për të pamundësuar hyrjen e qytetarëve në godinë.

Sikurse në protestat te Parlamenti, edhe për këtë protest janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar dhe dokumentuar protestuesit e dhunshëm. Kamerat janë vendosur në të gjithë hapësirat rreth godinës së Këshillit të Ministrave dhe shtyllat, në të cilat janë vendosur janë të lyera me graso për të mos lejuar dëmtimin e tyre nga protestuesit.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbërritur që herët në mëngjes në zyrën e saj për t’u pregatitur për protestë.

Opozita mësohet se ka kërkuar 48 orë leje nga Policia e Tiranës për të qëndruar në shesh për protestën.

Mirëpo sipas Ora News, policia nuk e ka miratuar kërkesën e opozitës duke i lënë afat për të protestuar deri në mesnatë./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto