Pasi u arratis në Hungari, ish-kryeministri Nikolla Gruevski iu dha masa e paraburgimit për veprat në të cilat ai u akuzua. Por, ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit në Shkup për të kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka parashtruar përmes avokatit të tij ankesat, të cilat ai supozon se janë pezulluar si të pabaza.
‘Masa e paraburgimit i është vendosur ish-kryeministrit Gruevski përsa i përket përfshirjes në dosjet ‘TNT’ dhe ‘Trajektorja’. Megjithatë, në të gjitha lëndët ai po gjykohet në mungesë, pasi siç dihet ish kryeministri është arratisur në Hungari, duke kërkuar azil politik.