Templates by BIGtheme NET

Haradinaj i prerë: Kosova nuk ka tokë për të dhënë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ndërsa nuk harron të përçojë një mesazh të qartë për ata që mbështesin këtë ide.

Ai ka pohuar  se nuk ka tokë për të dhënë Kosova duke shtuar se lufta është bërë për kufijtë.

“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë nga toka që ua ka lënë Zoti. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harroj të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave të marret prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë”-ka thënë Haradinaj.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto