Templates by BIGtheme NET

Panuçi konferencë shtypi para Turqisë: Mund të kualifikohemi në Euro 2020

Trajneri i kombëtares, Panuçi, ka dhënë një konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 që nisin me datë 22 mars në sfidën  ndaj Turqisë ndërsa 3 ditë më vonë Shqipëria përballet me Andorrën.

Tekniku italian ka deklaruar se Shqipëria futet në eliminatore për t’u kualifikuar megjithatë pranon se më i mundshëm është vendi i tretë kurse i dyti mund të arrihet në rast se ndodh ndonjë “çmenduri”.

Panuçi ka folur për lojtarët e grumbulluar duke theksuar se në kombëtare do afrohen vetëm lojtarët që janë në formë dhe që luajnë me ekipet e tyre ndërsa ka deklaruar se dera e kombëtares është e hapur për të gjithë lojtarët e talentuar.

Tekniku ka thënë gjithashtu se ekipi do e shohë strategjinë ndeshje pas ndeshje ndërsa ja thënë se për lojtarët e Superligës do jetë tejet e vështirë për të fituar një vend në kombëtare duke qenë se niveli i Superligës nuk është ai që pritet.

Ndërsa në fund ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i ekipit, pas zërave se i është afruar drejtimi i Romës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto