Templates by BIGtheme NET

Vuçiç u drejtohet serbëve: S’i frikësohem askujt, opozita s’do arrijë gjë

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka folur sot para qytetarëve me një deklaratë publike në televizionin shtetëror serb mjediset e të cilit “u pushtuan” nga protestuesit mbrëmjen e djeshme.

Kreu i shtetit ka theksuar se opozita nuk do arrijë asnjë qëllim politik në këtë mënyrë dhe se nuk i frikësohej askujt.

“Nëse të tjerët mendojnë se me dhunë mund të arrijnë rezultate politike, mashtrohen”, ka thënë Vuçiç, njofton RTS.

Ai ka shtuar se opozita dhe protestuesit kanë hasur në një person që nuk i frikësohet askujt ndërsa shtoi se ua thotë në fytyrë se janë hajdutët më të këqij.

“Janë ndeshur me dikë që nuk i frikësohet askujt. Nuk frikësohem t’ua them në fytyrë se ata janë hajdutët më të këqij.” – ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se për shkak të stabilitetit në vend ishte ruajtur që të mos fliste ndaj gënjeshtrave të krerëve të opozitës që drejtojnë protestat ndaj tij prej shumë javësh tashmë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto