Argjentinasi Lionel Mesi ishte sërish vendimtar për Barcelonën në ndeshjen e luajtur ndaj Betisit dhe të fituar me rezultatin 4-1 prej katalanasve.
Përveç 3 golave të shënuar, sulmuesi arriti të shënonte 2 gola spektakolarë duke bërë që tifozët e ekipit kundërshtar ta duartrokasin gjatë për mënyrën e ekzekutimit.
Sidomos goli i fundit ishte qershia mbi tortë dhe bëri që 60 mijë tifozët e pranishëm të ngrihen në këmbë dhe të shpërthejnë në ovacione.
Me 10 pikët e largësisë nga vendi i dytë që mbahet për Atletiko Madridit, Barcelona e ka vënë njërën dorë të titulli dhe këtë sezon është në garë për tripletë duke qenë se është kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit si dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ku përballë do të ketë Mançester Junajtid.