Templates by BIGtheme NET

Bardhi: Prokurorin e ri të Përgjithshëm nuk do ta njohim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur në televizionin “A2 CNN″ ka deklaruar se PD nuk do ta njohë garën për Prokurorin e Përgjithshme pasi trupa e KLP-së nuk plotëson kriteret ligjore.

Sipas tij, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi është “eksponent shumë i afërt i Partisë Socialiste”. Më tej, kujton se si Ibrahimi dhe vetë Bardhi kanë përfaqësuar dy partitë më të mëdha në vend, përkatësisht PS dhe PD, në komisionin e reformës ne drejtësi.

“Nuk ka rëndësi kush do të jetë Prokurori i ri i Përgjithshëm, kur e gjithë trupa që do të kryesojë procesin për Prokuror të Përgjithshëm është konsideruar një trupë me anëtarë që nuk plotësojnë kriteret ligjore. E gjithë kjo vendos në pikëpyetje procesin dhe vendimmarrjen.

Duke nisur nga Kryetari i KLP. Ai është cilësuar nga ONM si një kandidaturë që nuk duhet të përfshihej në garë për të qenë anëtar i KLP, sepse nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore. Nuk po i hyj fare lidhjeve me Partinë Socialiste. Ju e mbani mend që ka qenë përfaqësues i qeverisë në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Unë, bashkë me disa kolegë ishim përfaqësues te PD, zoti Ibrahimi, me disa kolegë të tij ishin përfaqësues të qeverisë apo PS” –tha Bardhi.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto