Templates by BIGtheme NET

“France Football” shpall 10 trajnerët më të mirë në histori, cili është “Mbreti”?

Rinus Michels dhe Johan Cruyff

Holandezi Rinus Michels është shpallur trajneri më i mirë në botë sipas revistës së njohur franceze “France Football”.

Rinus Michels njihet si “babai” i futbollit total, të luajtur nga Holanda e famshme e Johan Krujf në vitet ’70. Ai ka qenë teknik i Ajaksit dhe Barcelonës si dhe është shpallur kampion Europe me Holandën në vitin 1988.

Në listën e trajnerëve më të mirë janë edhe legjendaje Mançester Junajtid, Aleks Ferguson dhe Arrigo Saki, për të cilin revista shkruan se “ndryshoi mendësinë e futbollit italian me Milanin e tij”.

Në vendet pasuese renditen Johan Krujf, i cili ka drejtuar Barcelonën, Pep Guardiola që është marrë me drejtimin e disa ekipeve të njohura në Europës dhe rusi Valeri Lobanovski.

Pjesë e kësaj liste të trajnerëve më të mirë janë edhe Helenio Herrera, që ka drejtuar Interin dhe Barcelonën ndërsa pjesë e dhjetë vendeve më të mira janë austriaku Ernst Happel dhe anglezi Bill Shankly.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto