Vendosni fjalën kyçe....

Hasan Lika lë Vllazninë për Amerikën


Trajneri Hasan Lika ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë, që është pjesë e Kategorisë së Parë të futbollit në Shqipëri. Arsyeja nuk ka të bëjë aspak me rezultatet apo me problemet financiare, siç ndodh zakonisht në futbollin shqiptare, porse do të largohet me familjen në Amerikë.

“Ishte një periudhë shumë e mirë për mua në drejtimin e Vllaznisë. Edhe pse në Kategorinë e Parë, unë e pranova ofertën e drejtuesve të saj, të cilët i falenderoj për bashkëpunimin e sinqertë që patën me mua. Më vjen keq nga ky largim, por këto ishin kushtet e mia familjare. Në fundin e këtij muaji më skadon viza për në Amerikë. Vllaznisë i uroj suksese në Kategorinë Superiore”, deklaroi Hasan Lika pas largimit nga stoli i Vllaznisë për RTSH Sport.

Lika drejtoi kuqeblutë për 7 muaj; duke e lënë ekipin në vendin e parë të Kategorisë së Parë me 28 pikë. Kandidat të mundshëm për të zëvendësuar Likën janë Safet Osja, Luan Zmijani dhe Ervis Kraja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *