Vendosni fjalën kyçe....

Tre kilogramë drogë në makinë, arrestohet 31-vjeçari te kthesa e Patokut


Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, nën akuzat për tregtim të lëndëve narkotike.

Mësohet se 31-vjeçari me inicialet N.N nga Tirana, ka qenë duke udhëtuar me makinë në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, ku në kthesën e Patokut është ndaluar nga policia.

Pas një kontrolli, në makinën e tij brenda një televizori u gjetën 3 kilogramë kanabis.

“Tjetër goditje në fushën e narkotikëve falë ndërgjegjësimit, besimit dhe bashkëpunimit me aleatin tonë më kryesor, qytetarin .

Finalizohet operacioni policor i koduar “Patoku”, sekuestrohet lëndë narkotike, në pranga poseduesi.

Specialistët e hetimit të narkotikëve, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët për një shtetas i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Lezhës, dhe me automjetin e vet po transportonte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Patoku”.

Në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë ku kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.N dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *