Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka qenë pjesëmarrës sot në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel.
Basha është takuar me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i opozitës në ‘Twitter’, i cili shprehet mirënjohës për mbështetjen e saj në hartimin e programit të PD-së.
“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD”- shkruan Basha.