Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit


 

Policia ka shpallur në kërkim djalin e Agim Arapit, Ervis Arapin, për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurtit, i njohur dhe si menaxheri i vipave.

Shpallja në kërkim e Ervis Arapit, vjen vetëm dy ditë pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit.

Kurti u qëllua me breshëri armësh në rrugën “Zef Jubani”, mbrapa Postës nr.8 në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 të 18 marsit, kur Jurgen Kurti po shkonte në shtëpinë e tij. Dyshohet se dy persona po e prisnin në hyrjen e pallatit, dhe e qëlluan për vdekje me 3 plumba. 

Jurgen Kurti ka qenë i përfolur në dy ngjarje më parë.

E para ku mbeti i vrarë babai i tij, ngjarje për të cilën fajtor u shpall daja i tij i cili mori edhe një dënim prej 1 vit dhe 6 muaj heqje lirie.

Ndërsa në ngjarjen e dytë u arrestua së bashku me vjehrrin Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij Kujtim Ekonomi për vrasjen e Agim Arapit për motive pronësie në Durrës, por që nuk u gjet fajtor më pas.

Kjo është ngjarja për të cilën Ervis Arapi dyshohet nga policia se ka kërkuar hakmarrje për vdekjen e babait të tij.

Nëna e Ervis Arapit, Vjollca Arapi, në një lidhje për mediat thotë se nuk është i biri që ka vrarë Kurtin: “I bëjmë thirrje, ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshit, djali im nuk ka vrarë njeri. E kemi nisur në Itali për ekonomi më tepër. Po vrisni për të dytën herë. Nuk jam unë vrasësja e Jurgen Kurtit. Atë e vrau Zoti.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *